Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishin kthyer në “makthin” e Fierit duke vjedhur nëpër dyqane, arrestohen vëllezërit

schedule16:33 - 13 Korrik, 2022

schedule 16:33 - 13 Korrik, 2022

policia e Fierit ka finalizuar operacionin “Brothers” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Dy autorët e dyshuar janë vënë në pranga, 1 është vënë nën hetim ndërsa 1 person tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit në dyqanet e Fierit.

U arrestuan

M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Nën hetim

M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit G. M.)

U shpall në kërkim

M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit A. M.).

Vjedhjet e dokumentuara

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10.07.2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj.; në datën 10.07.2022 kanë vjedhur bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.; në datën 12.07.2022 kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!