Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vidhnin automjete luksi në BE, arrestohen 17 persona! Mes tyre edhe shqiptarë

schedule11:49 - 28 Tetor, 2020

schedule 11:49 - 28 Tetor, 2020

Një operacion i koduar “JAD”, i organizuar nga EUROPOL në 22 vende ka çuar në pranga 17 persona mes të cilëve edhe shqiptarë. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin automjete luksi në vendet e BE. Ky operacion u përqendrua në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda 17 vendeve të BE dhe 5 të Ballkanit Perëndimor.

Në bashkëpunim me prodhuesit, oficerët e kontrollit kufitar në kufirin e jashtëm të BE parandaluan kontrabandimin e shumë automjeteve të vjedhura në këto shtete. Policia greke arriti të ndalojë 15 automjete të marra nga kompanitë me qira, të cilat grabitësit u përpoqën t’i nxirrnin jashtë Bashkimit Europian.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit për parandalimin e vjedhjes së makinave, autoritetet kapën edhe 2985 emigrantë të paligjshëm gjatë rrugës për në BE përmes rrugëve tokësore dhe detare. Vendet kryesore të destinacionit të emigrantëve ishin Gjermania dhe Italia. FRONTEX ngriti një Qendër Koordinimi në selinë e saj në Varshavë, ku oficerë nga vendet pjesëmarrëse shkëmbyen informacione./mv. abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!