Është vjedhur gjatë natës Njësia Administrative e Shënkollit në bashkinë e Lezhës.
Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, rasti është konstatuar mëngjesin e sotëm nga punonjësit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al