Një farmaci është vjedhur mbrëmjen e së premtes në Durrës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ku një farmaci që ndodhej pas bashkisë së qytetit është boshatisur.
Ndër të tjera mësohet se grabitësit kanë marrë çdo gjë, pronari i farmacisë nuk ka gjetur asgjë.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë dyshim në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. e.su./abcnews.al