Videoja shqetësuese nga Italia: Njoftimet e vdekjeve zënë tashmë 10 faqe në gazetë

schedule20:43 - 15 Mars, 2020

schedule 20:43 - 15 Mars, 2020

Numri i personave që kanë humbur jetë në Itali u rrit me  368 persona më shumë brenda një dite duke e çuar në 1,809 në total. Shifrat e reja u konfirmuan mbrëmjen e së dielës nga zyrtarët italianë ndërkohë që vendi prej mëse një jave është i gjithi në karantinë.

Rritja e frikshme e rasteve vjen shumë pak pas publikimit të një videoje shqetësuese që tregon numrin e lajmërimeve të vdekjeve në një gazetë lokale. Kjo gazetë ka pasur dikur një faqe por tashmë ka 10 të tilla.

Në videon e ndarë në rrjet, një burrë që flet italisht tregon më nga afër faqen e L’Eco di Bergamo që shpërndahet në një qytet të rajonit të Lombardisë. Pasi tregon datën kur është botuar gazeta, 9 shkurt, ai shkon tek njoftimet për vdekje dhe tregon një faqe e gjysmë të mbushur me njoftime. Në atë datë, Italia kishte regjistruar vetëm tre raste të konfirmuara të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Më pas ai shfaqet në një botim të së njetës gazetë më 13 mars, kur numri i përgjithshëm i rasteve ishte rritur në 17.600, duke përfshirë 1.266 vdekje. Duke i kthyer ngadalë faqet dhe duke numëruar, ai tregon 10 faqe të plota të njoftimeve, duke treguar kështu edhe ndikimin e tmerrshëm të infeksionit.

Pamjet publikohen jo shumë pak kohë se një të zbardhej një dokument sekret i përgatitur nga një njësi e menaxhimit të krizave në Torino në të cilin shkruhej se personave mbi 80 vjeç do t’u mohohej aksesi në kujdesin intesiv për shkak të mungesës së pajijsjeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!