Serge Gnabry ndodhet në formë të shkëlqyer dhe kundër Argjentinës shënoi sërish. Goli i dhjetë me kombëtaren për 22-vjeçarin e Bayern Munchen. Anësori i djathtë ofensiv është personazhi i momentit për mirë dhe për keq.
Kamerat në kohet e sotme nuk tolerojnë askënd dhe Gnabry e kanë kapur në një situatë të pakëndshme. Përpara fillimit të miqësores së mbrëmjes së kaluar u mbajt një minutë heshtje nga të dy ekipet.
Ndërkohë që të gjithë qëndronin të heshtur, Gnabry buzëqeshte. Lojtari uli kokën për të mos u dalluar, por ishte tepër vonë. Shkakun e di vetëm ai, teksa në rrjetet sociale ka shpërthyer fortuna.
Të shumta kanë qenë kritikat dhe komentet negative në drejtim të tij, duke e akuzuar për mungesë respekti. Një ndër hipotezat e këtij gazi është edhe gafa e një prej lojtarëve gjermanë.
Dikush ka nisur të këndojë himnin, por e ka kuptuar menjëherë që ishte momenti për të mbyllur gojën dhe për të respektuar minutën e heshtjes. Diçka e tillë ka sjellë të qeshurën e Gnabry, Sule dhe Waldschmidt, siç dallohet lehtësisht në foton e mësipërme. /abcnews.al
Gnabry riéndose en el minuto de silencio en honor a las víctimas del tiroteo en Halle, Alemania ❌pic.twitter.com/aNu0PgMFZZ
— Jaime Sandoval (@JimmySandovaal) October 9, 2019