VIDEO/ Zyrtarit rus i hedhin në erë makinën në Ukrainë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

schedule16:27 - 6 Shtator, 2022

schedule 16:27 - 6 Shtator, 2022

Zyrtari rus i emëruar si komandant për qytetin juglindor të Ukrainës, Berdiansk, u plagos kur makina e tij u hodh në erë pranë ndërtesës së administratës civile-ushtarake, tha zyra e kryetarit të bashkisë në një postim telegram.

“Sot, më 6 shtator, në qendër të Berdianskut, pranë ndërtesës së Administratës Civile Ushtarake, u hodh në erë makina e komandantit të qytetit Artem Bardin”, tha zyra e kryetarit të bashkisë. “Si pasojë e shpërthimit, komandanti i qytetit u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Mjekët po i ofrojnë kujdesin e nevojshëm mjekësor”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por autoritetet pro-ruse fajësuan Ukrainën.

“Terroristët e regjimit të Kievit vazhdojnë të përpiqen të frikësojnë banorët e territoreve të çliruara”, tha zyra e kryetarit pro-rus.

Nuk pati viktima të tjera, por tre makina të tjera u dëmtuan, thanë gjithashtu autoritetet. /abcnews.al