VIDEO/ Zvicra e Turqa në avantazh, zhbllokohen 4 sfida të tjera të kualifikueseve Euro 2024

schedule21:07 - 16 Qershor, 2023

schedule 21:07 - 16 Qershor, 2023

Pas Anglisë e Francës që gjetën golat e parë të sfidës, respektivisht ndaj Maltës e Gjibraltarit janë zhbllokuar dhe 4 sfida të tjera të kualifikueseve Euro 2024.

Kështu “helvetët” zviceranë kanë gjetur golin e parë të sfidës ndaj Andorrës, gol i cili mban “firmën” e Timo Freuler, me 31-vjeçarin që pasi driblon bukur portierin e vendasve çon topin në rrjetë. Në përballjen tjetër të grupit H, mes Bjellorusisë e Izraelit vendasit bjellorusë kanë gjetur avantazhin pas golit të mesfushorit Maks Ebong.

Në krahun tjetër, në grupin B, përveç Francës golin e parë e kanë gjetur dhe “helenët” e Greqisë, të cilët kanë arritur të ndëshkojnë irlandezët falë ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi nga kapiteni Bakasetas.

Në grupin D, Turqia ka arritur të gjejë golin e parë të sfidës përballë Letonisë, ku një kombinim fantastik me 2 qendërmbrojtësave, Demiral e Bardakci ka përfunduar në gol nga ky i fundit. Ndërkaq, në përballjen tjetër mes Uellsit e Armenisë gjithçka është në baraspeshë pas golave të Daniel James për vendasit e Lucas Zelarayan për armenët.

SHIKONI GOLAT: 

Grupi B 

Greqi 1 – 0 Irlandë 

Grupi D

Letoni 0 – 1 Turqi

Uells 1 – 1 Armeni

Goli i Daniel James, 1-0:

Goli i Lucas Zelarayan, 1-1:

Grupi I

Andorrë 0 – 1 Zvicër

Bjellorusi 1 – 0 Izrael

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!