VIDEO/ Zvicra e pandalshme ndaj Izraelit, Rumania siguron një tjetër fitore drejt Euro 2024

schedule22:53 - 28 Mars, 2023

schedule 22:53 - 28 Mars, 2023

Përveç përballjes Kosovë-Andorrë, të vlefshme për grupin I, mbrëmjen e sotme ishin dhe 2 sfida të tjera, ku më konkretish Rumani priti në “Arena Nationala” të Bukureshtit, Bjellorusinë, ndërsa në “Stadio de Geneve”, “helvetët” vendas pritën Izraelin, në ndeshjet e dytë të fazës eliminatore, të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Pasi fituan sfidën e parë ndaj Bjellorusisë me rezultatin 0 me 5, Zvicra e Granit Xhakës nuk është ndalur as mbrëmjen e sotme, teksa kanë arritur të sigurojnë një fitore të pastër 3 me 0, ndaj Izraelit në një përballje të dominuar totalisht nga “helvetët”. Fillimisht Ruben Vargas në minutën e 39’-të e më pas Zeki Amdouni e Silvan Widmer, në minutat 48’ e 52’ mjaftuan për t’i siguruar zviceranëve edhe 3 pikë të tjera në rrugën drejt Euro 2024.

Ndërkaq, në Bukuresht, Rumani arriti një fitore me vlerë në grupin I, ku falë “magjisë” së Nicolae Satnciu në minutën e 17’-të dhe golit të Andrei Burca në minutën e 19’-të nxorrën komplet “të pavlefshëm” golin e Vladislav Morozov, në minutën e 86’-të, duke arritur kështu një fitore me rezultatin e ngushtë 2 me 1, përballë bjellorusëve.

Kështu, Zvicra ndodhet në vendin e parë në grupin I, me 6 pikë dhe një golavarazh perfekt me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, ndërsa në vendin e dytë renditet Rumania po me 6 pikë, por me golavarazhin 4-1, duke mos mundur dot të rrëmbejë vendin e parë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Zvicër 3-0 Izrael: 

Goli i Ruben Vargas: 

Goli i Zeki Amdouni: 

Goli i Silvan Widmer: 

Rumani 2-1 Bjellorusi:

Goli i Nicolae Stanciu:

Goli i Andrei Burca:

Goli i Vladislav Morozov: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!