VIDEO/ “Zoti e di si e bëra”, ky gol i shënuar në Turqi nuk është normal!

schedule08:59 - 18 Prill, 2021

schedule 08:59 - 18 Prill, 2021

Fousseni Diabate do e mbajë mend golin e djeshëm që i ka shënuar gjigantëve të Galatasaray. Nuk ndodh çdo ditë të realizojë gola të tillë, që të kthehen viralë dhe të tërbojnë gjithë botën.

Futbollisti i Goztepe, pas 9 minutash lojë, ka bërë “biçikletën” perfekte dhe e ka goditur topin me një forcë të llahtarshme. Portieri i Galatasarayt as kohë për ta parë topin nuk ka pasur, pasi aq shpejt përfundoi në rrjetë.

 

Dukej si Diabate ishte nga një planet tjetër në ato momente dhe goli i tij nuk është aspak normal. Një perlë e vërtetë dhe sulmuesi jo më kot ngriti duart lart kur festoi, duke treguar edhe nga erdhi e gjitha. /abcnews.al