Ky është momenti qesharak ku dy të ftuar në një dasmë indiane nuk shqetësohen aspak dhe vijojnë të hanë ushqim pavarësisht një zjarri masiv që shpërtheu pas tyre. Pamjet e filmuara në Maharashtra, Indi tregojnë dy burrat që pavarësisht rrëmujës qëndrojnë ulur dhe vazhdojnë të hanë.
Ndërsa stafi nxiton të shikonte se çfarë po ndodhte, ata vazhdojnë të shijojnë vaktin e tyre. Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë për shkak të përdorimit të fishekzjarreve. 4 zjarrfikëse shkuan në vendngjarje por nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.
/abcnews.al