Gjatë ditës së sotme një sipërfaqe toke në Zvërnec është përfshirë nga flakët. Pranë vatrës së zjarrit u raportua se kishte edhe banesa. Menjëherë ekipet e zjarrfikëses janë angazhuar për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.
Në ndihmë të zjarrfikësve gjithashtu kanë mbërritur edhe tri automjete, por gjithashtu edhe banorë të zonës, kanë ndihmuar për të shuar flakët. Sipas informacioneve paraprake zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë vijojnë ende.
Në zonë mbërritën edhe forca të policisë, për të bërë të munduar largimin e qytetarëve apo pushuesve në afërsi të zonës. Pas ndërhyrjes se ekipeve zjarrfikësve, raportohet se zjarri është vënë nën kontroll.

