VIDEO/ Zjarri në Shkodër, helikopteri Cougar ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve

schedule21:35 - 14 Qershor, 2024

schedule 21:35 - 14 Qershor, 2024

Një helikopter Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave Ajrore janë mobilizuar në kuadër të punës për shuarjen e zjarrit masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve ndërsa flakët janë vënën nën kontroll. Më herët, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tha se nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.

“Është stabilizuar situata. Mendoj se tani nuk ka më një rrezik. Jam i gëzuar që nuk patëm dëme në njerëz. Kanë ardhur nga Ulqini, nga Tivari. Kjo situatë, zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin. Duhet të kujdesemi. Kemi akoma punë. Nuk kemi pasur dëme në njerëz. Situata e zjarrit është nën kontroll. Organizimi ka qenë relativisht i mirë dhe i shpejtë, pavarësisht zjarrit me përmasa të jashtëzakonshme”, theksoi më herët Beci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!