Qendra tregtare ‘Metropol’ është përfshirë nga flakët mesditën e së hënës në Lushnje, duke bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të. Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë pasi ndërtesa ka edhe mjedise banimi në katet e mësipërme.
Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët që kanë mbetur të bllokuar po ndihmohen që të zbresin poshtë nëpërmjet shkallëve dhe vinçit. Sakaq, siç njoftoi policia më herët, në mbështetje të policisë vendore për evakuimin e qytetarëve janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare./abcnews.al