Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarri në Malësinë e Kurbinit, drejt shuarjes/ Dy helikopterë për shuarjen e plotë të flakëve

schedule12:36 - 24 Korrik, 2025

schedule 12:36 - 24 Korrik, 2025

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura prej paradites janë duke punuar për shuarjen e zjarreve në zonën e Malësisë së Kurbinit.

Zjarri në fshatin Shkopet është drejt shuarjes së plotë, falë dhe ndërhyrjes nga ajri. Dy helikopterët e forcave të ushtrisë janë në aktivitet të pandërprerë në luftë për shuajrjen e flakëve të cilat prej 10 ditësh jane aktive në zonën e Parkut të gjelbër në Shkopet.

Sipas Mëhill Lulit, nënprefektit të Kurbinit, në terren ndodhen forca këmbësore nga repartet ushtarake, të emergjencave civile dhe ato të bashkisë së Kurbinit.

Zjarri prej tre ditesh ka depërtuar dhe në zoën e Lurthit dhe atë të Ulzës, duke shkrumbuar afro 150 hektarë sipërfaqe me pyje dhe bimësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!