VIDEO/ Zjarri në Dhërmi, reagon ministri Peleshi: Helikopteri Cougar dhe efektivët, në ndihmë për shuarjen e flakëve nga ajri

schedule18:30 - 4 Korrik, 2024

schedule 18:30 - 4 Korrik, 2024

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të enjte në Dhërmi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë flakët.

Sakaq, ministri Peleshi i bën thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë.

“Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre.”, shkruan ministri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!