VIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit në Australi, evakuohen banorët e zonës

schedule10:49 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:49 - 22 Shkurt, 2024

Mijëra njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Victoria, Australi, pasi një zjarr i madh ka dalë jashtë kontrollit.

Shërbimet e urgjencës u kërkuan banorëve të qyteteve Raglan dhe Beaufort, ku jetojnë rreth 2,000 njerëz, dhe atyre në zonat përreth që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kryeministrja e shtetit Jacinda Allan tha se më shumë se 1,000 zjarrfikës ishin në vijën e frontit, të mbështetur nga 24 avionë dhe më shumë se 100 automjete. Së shpejti ata janë planifikuar të dërgohen për të marrë pjesë në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe jo vetëm.

Zona të mëdha të shtetit janë në gjendje të lartë alarmi ndaj zjarrit dhe Byroja Meteorologjike ka lëshuar sot një paralajmërim për rrezik ekstrem nga zjarri për disa zona për shkak të erërave dhe mundësisë për stuhi.

Zjarret në perëndim të Ballaratit pritet të përkeqësohen gjatë natës deri rreth mesnatës.

Temperaturat shënuan mbi 40 gradë Celsius në pjesën veriperëndimore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!