VIDEO/ Zjarr në një kantier ndërtimi në Britaninë e Madhe, momenti kur punëtori tërhiqet nga vinçi dhe shpëton mrekullisht

schedule15:44 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:44 - 23 Nëntor, 2023

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë shumëkatëshe në Reading, Britani, me pamjet dramatike që treguan një punëtor duke u tërhequr nga një vinç.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan zjarrin në një kantier ndërtimi, teksa një punëtor mbeti i bllokuar në çati të rrethuar nga flakët dhe tymi i zi i dendur, shkruajnë mediat e huaja.

Një arkë e bardhë u lëshua drejt punëtorit, i cili futet në të dhe mbyllet shpejt përpara se të ngrihet.

Qindra qytetarë u bënë dëshmitarë të ngjarjes, teksa ishina të tmerruar, ndërsa zjarrfikësit po luftonin me flakët.

Dy persona janë dërguar në spital për t’u trajtuar për asfiksinë, pasi zjarri masiv shpërtheu në qytetin Berkshire të enjten në mëngjes./abcnews.al