VIDEO/ Zjarr në një apartament në Gjirokastër, dëme të shumta materiale

schedule16:20 - 21 Mars, 2025

schedule 16:20 - 21 Mars, 2025

Ndërhyrja në kohë e efektivëve të repartit zjarrfikës, kanë evituar një tragjedi në një prej zonave më të banuara në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.

Për fat të mirë nuk raportohen persona të lënduar veç demeve materiale, që janë shkaktuar si pasojë e një vatre zjarri në katin e tretë të një apartamenti.

Dyshimet paraprake janë për një masë elektrike në kondicionerin e banesës.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!