VIDEO/ Zjarr në Maliq, merr flakë një sipërfaqe me bar, afër zonave me vreshta dhe pemëtari

schedule15:30 - 25 Korrik, 2024

schedule 15:30 - 25 Korrik, 2024

Një vatër zjarri është rregjistruar në një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në Maliq. Nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemëtari, por larg zonave të banuara.

Ndërkohë flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta.

Në terren për lokalizimim dhe vënien nën kontroll te flakëve janë 2 grupe të zjarrefiksëse të Maliqit dhe punonjësit e njesisë adminstrative të Vreshtasit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës./abcnews.al