Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme.
Abcnews.al. mëson se në vendngjarje kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe punonjës nga zonat e mbrojtura për të vënë nën kontroll zjarrin.
Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.
/abcnews.al/