Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e së dielës në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier. Nga një bilanc paraprak, mësohet se janë djegur afërsisht 5 mijë rrënjë ullinj.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve ndërsa terreni e vështirëson punën e zjarrfikësve. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
Sakaq, në dispozicion janë vënë 7 mjete zjarrfikëse, 32 personel zjarrfikës dhe 9 policë. Janë angazhuar gjithashtu edhe 20 vullnetarë.
/abcnews.al