VIDEO/ “Zikaltërit” nuk falin as në Champions, Inter vazhdon të kryesojë në grupin D

schedule20:40 - 24 Tetor, 2023

schedule 20:40 - 24 Tetor, 2023

Pas fitores në transfertën e Torino, “zikaltërit” e Inter nuk kanë gabuar as në përballjen e mesjavës në UEFA Champions League, teksa në “Giusseppe Meazza” mundën austriakët e Salzburg, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Sipari i golave u çel që në minutën e 19’ të sfidës, me “bomberin” kilian, Alexis Sanchez që tund rrjetën e miqve, pas një asistimi të “fantazistit” italian të mesfushës, Davide Frattesi, duke e mbyllur kështu pjesën e parë, me avantazhin, 1 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë u kthyen menjëherë në lojës, me talentin izraelit, Oscar Gkoukh, që tundi rrjetën e portierit Sommer, me një “eurogol”, duke vendosur baraspeshën në miuntën e 57’, mirëpo vetëm 7 minuta më vonë mesfushori turk, Hakan Calhangolu dërgon në rrjetë një 11-metërsh të akorduar nga arbitri pas një ndërhyrje të gabuar të mesfushorit Gourna-Douath, duke “vulosur” kështu rezultatin përfundimtar, 2 me 1.

Falë kësaj fitoreje, “zikaltërit” vazhdojnë marshimin në vendin e parë të grupit D, kësaj radhe me 7 pikë, 3 më shumë se Real Sociedad i vendit të 4-t e 4 më shumë se Salzburg, që ndodhet në vendin e 3-të me 3 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Alexis Sanchez, 1-0:

Goli i Oscar Gloukh, 1-1:

Goli i Hakan Calhangolu, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!