Një nënë e re italiane është zënë aq keq me të dashurin e saj, saqë në nerva e sipër ka hedhur foshnjen, sikur të ishte një leckë me të cilën donte të gjuante të dashurin.
Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit ku ajo po qëndronte, në Timisoara, Rumaninë perëndimore.
Fëmija tani ndodhet në kujdes intensiv në spital. Mësohet se, nëna e re, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, kishte ngecur në Rumani pas përhapjes së covid-19.