VIDEO/ Zhegrova “magjik”, “ylli” i “Dardanëve” ndëshkon skuadrën e Lens

schedule21:56 - 29 Mars, 2024

schedule 21:56 - 29 Mars, 2024

Ishte me të vërtetë, një ekzekutim magjepsës. “Fantazisti” i “Dardanëve” të Kosovës, Edon Zhegrova ka treguar edhe njëherë tjetër, se qëndron mes “yjeve”, të kampionatit francez të futbollit, teksa është në një protagonist, në përballjen e javës së 27-të, të Ligue 1, të skuadrës së tij, Lille, ndaj Lens, përballje, që po zhvillohet në “Stade Pierre-Mauroy”.

Në minutën e 9’-të të sfidës, “ylli” 24-vjeçar merr një pasim të bukur nga algjeriani, Nabil Bentaled dhe pasi driblon magjishëm mbrojtën kundërshtare lëshon një predhë drejt portës, me portierin Samba, i cili mbeti i palëvizur kundër gjuajtjes së “Dardanit”.

Goli i Zhegrovës i dhuron avantazhin minimal, 1 me 0, skuadrës së Lille, avantazh, i cili nëse ruhet deri në fundin e 90 minutave do të shihet skuadrën e tij të ngjitej në vendin e 3-të, të tabelës, me plot 46 pikë, 1 më pak se Brest dhe po aq pikë sa Monaco. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: