Vllaznia ka gjetur golin e avantazhit në nisje të pjesës së dytë në ndeshjen ndaj Apolonisë në “Loro Boriçi”. Shkodranët kanë shënuar në zhvillimet e një goditje këndi në minutën e 55-të.
Krosimin nga këndorja e devijon fillimisht Imami dhe Dilaver gjendet në vendin dhe kohën e duhur dhe detyra e vetme e tij është ta shtyjë topin në rrjetë.
Goli i shkodranëve mund të vinte edhe më shpejt, pasi edhe në pjesën e parë djemtë e Brdariç kishin raste të pastra për të shënuar në portën e Harizajt. /abcnews.al