VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Pulisic fillon sfidën e “Djajve”

schedule19:26 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 19:26 - 30 Dhjetor, 2023

Pas plot 59 minutash lojë, “Djajtë” e Milan kanë arritur të zhbllokojnë përballjen e fundit të fundvitit ndaj “Zijeshilëve” të Sassuolo, duke nisur kështu festën e tifozëve “Kuqezi”, të pranishëm në “San Siro”.

Një aksion perfekt i djemve të teknikut, Stefano Pioli është finalizuar më së miri nga “fantazisti” amerikan, Christian Pulisic, i cili pasi merr një top në brendësi të zonës mposht me një goditje “klinike”, portierin Consigli, duke i dhënë të tijve avantazhin. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: