Pas një fillimi të zjarrtë të sfidës, “galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të zhbllokojnë përballjen e mbrëmjes së kësaj të mërkure ndaj portugezëve të Braga, duke filluar festën e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.
Një aksion i rrufeshëm i “Los Blancos” është finalizuar me gol, nga “fantazisti” spanjoll, Brahim Diaz, i cili pasi merr një pasim në zonë nga braziliani, Rodrygo dërgon topin me një goditje potente në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: