Zhbllokohet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, që po luhet në stadiumin “Air Albania”.
Braziliani Victor Da Silva kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 39-të me një goditje brenda zonës.
https://streamable.com/8yz3jq
Sulmuesi brazilian, me majën e këmbës, e çoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke përfituar edhe nga dejimi i Vitisë.
Festë e tifozëve shkodranë në stadium, ndërsa Vllaznia ka hedhur një hap drejt fitimit të trofeut. /abcnews.al