Braziliani i Real Madrid, Vinicius Junior, është njeriu që zhbllokoi El Clasicon, pas plot 71 minutash lojë. Anësori brazilian bëhet adoleshenti i parë që shënon që nga viti 2003 në ndeshjen më të rëndësishme në botë (adoleshenti i fundit ishte Leo Messi).
Pasi merr një pasim fenomenal nga Toni Kross, Vinicius del i lirë nga e majta dhe i afrohet me shpejtësi zonës së Barcelonës. Gjuajtja e tij, devijohet nga Pique dhe Ter Stegen shtanget. 1-0 Real Madrid!/abcnews.al
La Liga
Real Madrid – Barcelona 1-0
Vinicius Jr. 71′