Portugali-Francë është ndeshja më e fortë e mbrëmjes së sotme. Dy kombëtaret që kanë fituar Euro 2016 dhe Botërorin Rusi 2018, po ndeshen mes tyre në Lisbonë për llogari të ndeshjes së pestë të grupit 2 në Nations League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga njëra portë në tjetrën. Fraksioni i dytë ka nisur me gol dhe atë e kanë gjetur “Gjelat” e Didier Deschamps. Autori është N’Golo Kante në minutën e 54-t.
https://streamable.com/e11nqw
Portieri vendas nuk e grushtoi siç duhej një gjuajtje të juventinit Rabiot dhe aty përfitoi lojtari i Chelsea duke dërguar topin në rrjetë. Franca në avantazh, teksa tani pritet reagimin i ekipit të CR7. /abcnews.al