Brescia po përballet me Atalantën dhe në këtë derbi plot rivalitet po aktivizohen si titullarë Emanuele Ndoj për vendasit dhe Berat Gjimshiti për ekipin mik.
Përballja është zhbllokuar në minutën e 26-të. Ekipi bergamask ka shënuar me anë të Mario Pasalic. Kroati shfrytëzoi një kros të bukur të Castagne dhe realizoi golin e avantazhit për Atalantën.
Brescia renditet në vend të fundit dhe ka nevojë për pikë, ndërsa Atalanta shpreson të rikthehet te tre pikët në kampionat pas 4 ndeshjeve pa fitore. /abcnews.al