Është zhbllokuar takimi derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid dhe goli i parë i kësaj supersfide, është shënuar nga Karim Benzema. SUlmuesi i “Los Blancos” shënoi në minutën e 56-të të takimit, për të kaluar në epërsi të besuarit e Zidane.
Vinicius Junior, i ardhur nga stoli në pjesën e dytë, kombinon në mënyrë të shkëlqyer me Mendy në krahun e majtë. Mbrojtësi francez kroson në mënyrë perfekte në qendër, aty ku Benzema nuk e ka të vështirë të shënojë me portën thuajse të boshatisur./abcnews.al
La Liga
Real Madrid – Atletico 1-0
Benzema 56′