Vetëm 13 minuta janë dashur për të shijuar golin e parë në ndeshjen Arsenal-Chelsea. Vendasit kanë kaluar në avantazh në derbin e Londrës dhe autori i golit është Pierre-Emerick Aubameyang.
Kapiteni shfrytëzoi një goditje këndi dhe mposhti me kokë Kepën dhe kaloi në avantazh ekipin e tij. Festë në stadium dhe për Mikel Artetën, për të cilin është ndeshja e parë si trajner i Arsenalit në “Emirates Stadium”.
Ky është goli i 13-të në kampionat për sulmuesin nga Gaboni dhe vetëm Jamie Vardy i Leicester City (17 gola) ka shënuar më shumë se ai në Premier League. /abcnews.al
Aubameyang opens the scoring. #afc pic.twitter.com/F9ujdsBNqy
— Arsenal (@AFCvideosHD_) December 29, 2019