VIDEO/ Zgjohet “Lewangoalski”, tripleta e polakut rikthen “Katalanasit” te fitorja

schedule08:36 - 30 Prill, 2024

schedule 08:36 - 30 Prill, 2024

Ishte padyshim, një fitore që largon shijen e hidhur, të humbjes, në “El Clasico”-n, ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid, me “Katalanasit” e Barcelona, që janë rikthyer te suksesi, në elitën e kampionatit, spanjoll të futbollit, La Liga, teksa mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas mposhtu skuadrën e Valencia, me rezultatin e thellë, 4 me 2.

Të besuarit e tekniku Xavi Hernandez e nisën mirë dhe shënuan të parët me anë të Fermin Lopez, megjithatë shifrat u barazuan shpejt, teksa pas një gafe të Ter Stegen përfitoi “bomberi” Hugo Duro dhe vetëm pak minuta më vonë Valencia shënoi edhe golin e dytë, me Pepelu, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke marrë avantazhin në fundin e fraksionit e parë të lojës, fraksion që pa edhe daljen me kartonin e kuq, të portierit të Valencia, Mamardashvili.

Pikërisht nga kjo e fundit përfituan edhe “Blaugranat”, teksa vetëm 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë të lojës, “bomberi” polak Robert Lewandowski, i cili barazoi shifrat në 2 me 2 e më tej shënoi edhe dy herë të tjera, në portën e kundërshtarëve, duke i dhuruar një fitore të madhe skuadrës së tij, si dhe duke u rikthyer te tripleta personale, në fushën e blertë, pas një kohe të gjatë.

Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në kuotën e 73 pikëve, teksa sërish mbetet në vendin e dytë të elitës së futbollit spanjoll, kampionat i cili ka mbyllur llogaritë sa i përket skuadrës kampione, me “Galaktikët” e Real Madrid, që janë shumë pranë “kurorëzimit”, ndërsa skuadra e Valencia mbetet në vendin e 8-të, të renditjes, me plot 47 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!