Pësoi gol që në minutën e 5-të, por diti të rikthehet dhe të përmbysë e të fitojë ndeshjen. Barcelona tregoi një pjesë të mirë të aftësive të saj.
Inaki Ëilliams shënoi për Athletic, por Barcelona arriti të përmbysë shpejt me golat e Messit dhe Pedrit, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në të dytën Barcelona ishte dominuese dhe nuk i la mundësi baskëve, por shënoi edhe golin e tretë me Leo Messin, i cili duket se u zgjua sonte dhe u duk se tashmë është gati të kontribuojë si zakonisht për Barçën.
Në fund kishte kohë për një gol të vendasve me Munain, por që vlejti vetëm si statistikë sepse tre pikët shkuan për Barcelonën, që renditet e treta tashmë, 7 pikë nga Atletiko Madrid, që në fakt ka dy ndeshje më shumë për të luajtur. /abcnews.al