Barcelona voton sot për presidentin e ri të klubit. Tre janë kandidatët: Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font. Mbi 100 mijë anëtarë të klubit kanë të drejtën e votës, mes tyre edhe lojtarët e Barçës, të cilët nuk kanë hezituar të hedhin votën e tyre.
Nuk mund të mungonte as Leo Messi, i cili u paraqit në “Camp Nou” me djalin e tij, Thiago. Kë ka votuar Messi? Nuk dihet saktë, por mund të themi se nga tre presidentët, kapiteni ka marrëdhënie më të mirë me Laportan.
[ELECCIONS 2021 ?]
? Camp Nou ?? @JordiAlba
? @5sergiob pic.twitter.com/W3AHqGIM8J— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) March 7, 2021
Përveç Leos në qendrën e votimit janë parë edhe lojtarët e tjerë, si Busquets, Roberto, Puig apo Jordi Alba. Edhe Sandro Rosell, ish-presidenti, i cili u burgos për skandalin me blerjen e Neymar nga Santos në vitin 2013, hodhi votën e tij. Gjithashtu kandidatët për president kanë votuar. /abcnews.al
? El capità del primer equip, Leo Messi, exerceix el seu dret a vot al Camp Nou ? pic.twitter.com/XxSKGRtTaC
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) March 7, 2021