CËRRIK- Ka nisur nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Cërrikut.
Gazetarja e ABC News, Kasandra Pali raporton se përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).
Burime nga KZAZ nr.47 Cërrik konfirmojnë se stafi teknik ndodhet aktualisht në qendrën e votimit dhe po punohet për rregullimin e pajisjes në mënyrë që procesi të vijojë pa vonesa të mëtejshme.
Në këtë bashki janë 57 qendra votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve është 38 740. Procesi i votimit zhvillohet në të gjitha njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Cërrikut.
Për Partinë Socialiste kandidon Florenc Doka, me profesion jurist. Nga ana tjetër Partia Demokratike mbështet mjekun Amarildo Hoxha. Ndërkohë, nisma “Shqipëria Bëhet” garon me Eligert Himën.
Kjo bashki shkon në zgjedhje të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë./abcnews.al

