VIDEO/ Zero motivim te Liverpool, Van Dijk nuk përmbahet me shokët e skuadrës!

schedule16:59 - 9 Korrik, 2020

schedule 16:59 - 9 Korrik, 2020

Liverpool edhe pse tashmë e ka siguruar titullin kampion, ende nuk lëshon pe në Premier League. Të besuarit e Jürgen Klopp arritën një fitore 1-3 në transfertën e Brighton mbrëmjen e djeshme. Ajo që ra në sy ishte dëshira e madhe e lojtarëve të Liverpool për të luajtur dhe shënuar, sidomos ajo e kapitenit Van Dijk.

Holandezi e tregoi dhe një herë se ai është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Ishte minuta e 90-të e takimit dhe “The Reds” po udhëhiqnin me rezultatin 3-1. Megjithatë, Van Dijk nuk ishte shumë i lumtur me lojën që po zhvillonin sulmuesit dhe fjalët e tij tashmë janë bërë virale.

“Hajdeni djem, ju po bëheni super dembelë!”, ishin fjalët e Virgil. Numri katër i Liverpool ishte protagonist edhe gjatë takimit, ku shkëlqeu në mbrojtje me ndërhyrjet dhe pozicionimin e tij në fushë. Thjesht fantastik!. /abcnews.al