VIDEO/ Zërat për shitjen e Lukaku, Interit i vënë një “derrkuc kursimesh” në seli

schedule18:00 - 6 Gusht, 2021

schedule 18:00 - 6 Gusht, 2021

Antonio Conte ishte i pari që u largua, sapo e kuptoi çfarë po ndodhte. Interi që doli kampion do të shpërbëhej. Hakimi u shit, ndërkohë që tani Chelsea ofron 130 milion euro për Romelu Lukaku.

Te Interi pa asnjë diskutim duan ta shesin, por nga ana tjetër duan të dalin burra të mirë me arsyetimin se vetë lojtari dëshironte të provonte një eksperiencë të re.

Ultrasit nuk i kanë kursyer pankartat, ndërkohë që të tjerë “vlojnë” në rrjetet sociale dhe nuk i kursejnë as ofendimet për drejtuesit.

Presidenti Steven Zhang është në shënjestër, madje edhe raporton me Marotta, Ausilio dhe trajnerin Inzaghi nuk e ka të mirë me situatat e fundit që janë krijuar në klub.

Së fundmi një tifoz ka menduar t’i prekë në sedër drejtuesit e Interit, duke lënë jashtë selisë së klubit një kavanoz me monedha hekuri.

Ironi, që sigurisht është shpërndarë shpejt në internet dhe me siguri drejtuesit e Interit janë prekur. Sigurisht, nëse e kanë kuptuar mesazhin dhe se çfarë duan tifozët e Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!