Është identifikuar drita e dalluar në qiellin e Melburnin të hënën mbrëma dhe bëhet fjalë për mbeturina nga një raketë ruse Soyuz-2 që rihynte në atmosferën e Tokës, tha të martën Agjencia Australiane e Hapësirës (ASA).
“Ne kemi përcaktuar se ndezjet e dritës që shihen në qiell mbi Melburn gjatë natës janë me shumë gjasa mbetjet e një rakete ruse Soyuz-2 që ka rihyrë në atmosferën e Tokës,” tha ASA.
“U njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar të ktheheshin në atmosferë dhe në oqeanin në juglindje të bregdetit të Tasmanisë”, shtoi ASA.
Agjencia njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë “rezultatet e asaj rihyrjeje” me partnerët qeveritarë.
Mediat lokale raportuan deklarata të dëshmitarëve në të gjithë shtetin juglindor të Viktorias për një dritë të ndritshme në qiell dhe një zë të lartë./abcnews.al