Në qytetin e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu, por edhe dëbore në zonat mbi 1250 metra mbi nivelin e detit.
Në Dardhë mësohet se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra, duke i kthyer kështu magjinë këtij vendi turistik.
Gjatë gjithë natës është punuar me mjetet borë pastruese për pastrimin dhe kriposjen e këtij aksi rrugor duke bërë që mjetet të qarkullojnë pa probleme, bëjnë të ditur Emergjencat Civile.
Po ashtu bëhet me dije se dhe në akset e tjera nacionale dhe turistike nuk ka pasur probleme në rrugë./abcnews.al