“Blutë” e Dinamo City kanë arritur të sigurojnë fitoren e dytë të sezonit, mesditën e kësaj të enjteje, teksa në “Stadiumin e Laçit” kanë arritur triufmin minimal, 0 me 1, ndaj “kurbinasve” vendas, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.
Goli i vetëmi sfidës erdhi në minutën e 12’ të pjesës së parë, ku pas një harkimi perfekt nga goditja e këndit nga braziliani, Denisson, “bomberi” kosovar, Beton Zabërgja godet dhe shkund rrjetën e Dajsinanit, duke i dhuruar avantazhin skuadrën të tij.
Falë këtij rezultati, Dinamo ngjitet në vendin e 8 të renditjes me 6 pikë, pas 6 javëve të para të kampionatit, 1 pikë më pak se Laçi i vendit të 7, të cilët deri më tani kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:

