VIDEO / “Z. Subashi sot stafi yt ka dhënë ndihma sipas qejfit”, kryeplaku në Fier denoncon punonjësit e Bashkisë

schedule19:43 - 14 Prill, 2020

schedule 19:43 - 14 Prill, 2020

Deputeti Luan Baçi ka publikuar ditën e sotme video ku shihen banorë të komunitetit rom të grumbullohen për të marrë ndihmat nga bashkia e Fierit.

Siç shihet në video të publikuar nga ish-deputeti Luan Baci, kryeplaku i fshatit Panajot Alushi tregon se administratori dhe stafi i Bashkisë së Fierit kanë dhënë ndihmat sipas qejfit dhe për banorë që nuk kanë nevojë për to.

“Zoti kryetar i bashkisë, sot administratori jot dhe stafi i bashkisë kanë dhënë ndihma për banorët që nuk kanë nevojë për to dhe sipas qejfit. Pranojnë vetë banorët, ja shiko se si jetojnë, në cfarë kushtesh.

Prandaj si kryeplaku i tyre, më kalo pagën time që tua jap këtyre njerëzve në nevojë dhe këta të ushqehen si gjithë të tjerët.  Administratorja jote sot Fatbardha Prifti i ka ndarë ndihmat sipas qejfit të saj dhe administratorë të tjerë që ke në bashki. Nuk më kanë pyetur fare mua që e kam për detyrë si kryeplak i fshatit. Prandaj të bëj thirrje, kam listën dhe kam 6 familje që po vuajnë për bukë dhe po më qajnë.

Zoti Subashi, dil e shiko si punon administrata jote dhe si i shpërndan ndihmat.

Shiko edhe persona të tjerë që qajnë për bukë, por presin te shtëpia ime mos vjen ndonjë pako ushqimore”, thotë kryeplaku i komunitetit rom në Fier.

Ky komunitet është grumbulluar ditën e sotme për të marrë ndihma duke u bërë rrezik infeksioni në këtë kohë kur distancomi social është i detyrueshëm për shkak të koronavirusit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!