Xhensila Myrtezaj ndodhet prej disa javësh në SHBA ku krahas pushimeve me familjen po mban dhe koncerte. Edhe pse është munduar që ta mbajë vajzën larg vëmendjes së publikut, këngëtarja është treguar kohët e fundit “dorëlëshuar” duke ndarë momente të këndshme pranë saj nga pushimet.
Tani Ajka është rritur dhe e shoqëron mamin dhe nëpër koncerte. Së fundmi, Xhensila ka dalë në skenë me të bijën. Në një video që është bërë virale në rrjet, Xhensila shihet teksa këndon me Ajkën në krahë. Por më pas Besi e merr në krahë dhe e largon në prapaskenë.
Kujtojmë që një foto me të bijën nxiti dyshimet se është sërish shtatzënë. Por ishte vetë Xhensila e cila hodhi poshtë këto thashetheme duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë. /abcnews.al