LUSHNJË- Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Lushnjë shtatë persona u lënduan dhe dy të tjerë kanë humbur jetën.
Mes të plagosurve është dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Disa prej të plagosurve janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i shpërthimit, ndërsa shihen xhama të thyer dhe grumbuj autoambulancash, të cilat shpejtojnë për të marrë të plagosurit dhe transportimin e tyre më pas drejt spitalit. Po ashtu ka pasur dëmtime edhe në biznese të tjera përreth./ n.m.abcnews.al