KAMËZ- Mëngjesin e kësaj të shtune, qyteti i Kamzës u trondit nga shpërthimi i një sasie tritoli, i cili ishte vënë jashtë ambienteve të një lokali.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Abc News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa shihen xhamat e lokalit, të cilët janë thyer si pasojë e shpërthimit të fuqishëm
Lokali ishte marrë me qira nga shtetasi Oltjon Muçaj.
Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy persona të cilët janë afruar rreth orës 4 të mëngjesit pranë këtij biznesi dhe kanë hedhur një sasi lënde eksplozive. Mendohet se sasia e eksplozivit të hedhur mendohet të jetë 50-100 gramë/ abcnews.al