Përveç sfidës së “dardanëve” përballë Izraelit kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera të orës 18:00, me Zvicrën që ka “shpartalluar” me rezultatin e thellë 0 me 5, në Serbi, ndërsa Turqia ka arritur të përmbysë gjithçka teksa ka fituar me rezultatin e ngushtë 1 me 2 ndaj Armenisë, në ndeshjet e para kualifikueseve të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.
Zvicra e nisi me tepër vrull përballjen ndaj bjellorusëve me “fantazistin” e Luganos, Renatos Steffen, i cili shënoi plot 3 herë në pjesën e parë, në minutat 4’, 17’ dhe 29’, mirëpo nuk do të mbaronte me kaq, pasi në pjesën e dytë do të vinte radha e “shqiponjës”, Granit Xhaka për të qenë protagonist fillimisht me një eurogol në minutën e 62’-të e më pas dhuron një asistim fantastik vetëm 3 minuta më vonë për “bomberin” e Basel, Zeki Amdouni, për të vulosur rezultatin e përgjithshëm 0 me 5.
Në krahun tjetër në arenën “Vazgen Sargsyan Republican”, Turqia ka bërë gjithçka vetë dhe ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1 me 2. Fillimisht turqit do të provonin disavantazhin me mbrojtësin Ozan Kabak, i cili dërgon topin në rrjetën e tij duke shkaktuar një autgol. Mirëpo, shokët e skuadrës nuk e lanë “në baltë”, me “fantazistin” e Feyenoord, Orkun Kokcu, në minutën e 35’- të dhe sulmuesin e Galatasaray, Kerem Akturkoglu, në minutën e 64’-rt, që përmbysën gjithçka duke arritur fitoren e parë drejt rrugëtimit në Euro 2024. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Armeni 1-2 Turqi:
Bjellorusi 0-5 Zvicër: