Të jesh tifoz i Manchester United në ditët e sotme nuk është e lehtë. Një seri rezultatesh negative apo dhe loja e shëmtuar që ekipi luan, janë disa nga arsyet se pse tifozët e “Djajve të Kuq” nuk janë të lumtur.
Në ndeshjen e fundit në “Old Trafford”, United u mposht 0-2 nga Burnley duke i acaruar tifozët. Një pjesë e tifozëve në fundin e takimit kishin disa fjalë për CEO-n e ekipit, Edd Woodward. Ata mendojnë se fajtori është pikërisht ai, për situatën ku ekipi ka degraduar.
Gjatë korit kushtuar Woodward, tifozët kanë dhe një kërcënim për të. Ata këndojnë se Edd do të vdesë, por nuk e dinë se si do ta vrasin. Aktualisht Manchester ndodhet në vendin e pestë me 34 pikë, por edhe Tottenham dhe Wolves kanë po të njëjtën kuotë pikësh. /abcnews.al