Burnley e Wolverhampton morën nga një pikë ditën e djeshme, pasi përballja mes tyre u mbyll në barazim 1-1. Një rast i humbur në fundin e ndeshjes ka tërhequr fillimisht vëmendjen. Chris Wood i ka befasuar të gjithë, duke mos shënuar dot gol pak metra me portën.
https://streamable.com/4o6df0
Topi i goditur prej tij me kokë përfundoi jashtë kuadratit dhe të gjithë vendosën duart në kokë, pasi në atë pozicion është e vështirë të gabosh. Gjithsesi për t’u diskutuar më shumë është rasti i penalltisë së akorduar në favor të Burnley.
Wood ishte sërish protagonist, duke tentuar një roveshatë. Matt Doherty, në dyluftim e sipër sheh topin t’i ndalet në dorë dhe më ndihmën e VAR u dha penallti. Në Angli e kanë cilësuar si skandaloze (lojtari i Wolves mbron kokën) dhe për Wolverhampton ka një kosto të rëndë, pasi ia bën shumë të vështirë objektivin Champions. /abcnews.al